Artistët shqiptarë shpesh deklarojnë shifra të çmendura fitimesh nga koncertet e tyre, që shpeshherë arrijnë nga 10 deri në 20 mijë euro, për disa orë këndimi live.
Pagesat më të majme gjithmonë vijnë nga koncertet dhe mbrëmjet me muzikë në baret dhe diskotekat në diasporë, por edhe në dasmat e emigrantëve shqiptarë në Zvicër apo SHBA, kur duhet thënë se “leku derdhet lum”.
Pikërisht në këto video të publikuara më poshtë, këngëtarët e njohur Bes Kallaku dhe Mateus Frroku duket se e kanë “kallur flakë” në një dasmë shqiptare jashtë vendit, duke iu zbukuruar ditën e tyre më të rëndësishme çiftit të ri, por edhe llogarisë së tyre bankare.
Kjo pasi, dollarët shihet teksa “derdhen lumë” mbi kokat e tyre, ndërsa dasmorët kërcejnë përreth çiftit.
Pamjet janë publikuar nga vetë këngëtari Mateus Frroku, i cili me humor merr edhe një fshesë gjatë dasmës për të mbledhur paratë e hedhura.