Një prononcim për mediat nga nëna e Shakirës ka shkaktuar mosmarrëveshje mes kësaj të fundit dhe këngëtares.

Nidia Ripoll iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ndarjen e vajzës së saj nga Gerard Pique. Në këtë deklaratë thuhet se mamaja e Shakirës ka treguar se dëshiron që ajo dhe futbollisti t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre. Mirëpo më herët bëhet me dije se Shakira i ka kërkuar familjarëve të saj të heshtin në mënyrë kategorike.

Sipas “Informalia”, Ripoll ka qenë në Barcelonë javët e fundit. Ajo po qëndron me vajzën e saj për t’i qëndruar pranë pas ndarjes nga Pique.

“Sigurisht që unë do të doja që ata të kthehen së bashku”, -tha Ripoll për Europa Press.

“Ajo po ndihet më mirë çdo ditë, falë Zotit”, -vazhdoi nënë e këngëtares.