Një turiste norvegjeze ka denoncuar në Stacionin e Policisë Plazh në Durrës, se ka humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin T.S., 53 vjeç.

Policia njofton se ka nisur punën për gjetjen e 53-vjeçarit.

“Në Stacionin e Policisë Plazh, kallëzon shtetasja S. S., banuese në Norvegji, se ka humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin T. S., 53 vjeç, banues gjithashtu në Norvegji. Vijojnë verifikimet nëse 53-vjeçari ka lëvizur drejt territorit të RSH, me qëllim gjetjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.