Nga Myzejen Konduri

Në sallën e madhe të teatrit “Aleksandër Moisiu” u shfaq dokumentari realizuar nga nje staf me profesionistë të mrekullueshëm si skenaristi Gëzim Kabashi, operatorët Tristan Sherifi & Astrit Tahiri, kompozitori Hajg Zaharian, folëse Tefta Radi, moderator regjisori Haxhi Rama, që mblodhën dhe evidentuan vlerat, kujtimet, ëndrrat përtej mallit për regjisorin, shkrimtarin, përkthyesin, babain, bashkëshortin, mikun, “Nderi i kombit”, “Mjeshtri i Madh”.

Dokumentari, një homazh nderimi e treti pak mallin e familjarëve, miqve, kolegëve e qytetarëve, që kishin mbushur deri në cak sallën.

GJERGJ VLASHI, me përsosmërinë e një njeriu të madhërueshëm, me ndjenja njerëzore ishte dhe mbetet një yll i regjisurës.

Edhe pse sot Profesori, siç e thërrisja unë, nuk është fizikisht, gjurma që la e ndjen se Ai nuk është i munguar mes Nesh.

Sot nga memoria ime, dua të këngëzoj, fjalet e mençura e të zgjedhura që më tha në fillimet e mia krijuese, që më ndriçuan qiellsinë e shpirtit …që nga ankthi, kishte veshur sytë me perden e lotëve.

Sa here do nisja bashkëbisedim me të, do të ndjeje zhdërvjelltësinë e e mendimeve që të mahniste.

Në udhën e kujtimeve të paharruara gjej të mëdhenjtë Gjergj Vlashi, Moikom Zeqo, Bashkim Hoxha, që veçanërisht për të rinjtë e të rejat e talentuara, pas takimeve e botimeve te tyre, thurnin foletë e shpresës & Ëndrrave, me llogjikën & emocionet që këta personalitete durrsake, i frymëzuan.

Nga kjo sallë, me këtë dokumentar, Gjergj Vlashi “Nderi i Kombit”, mori duartrokitjet që si munguan kurrë.

Në çdo fjale, foto, a xhirim që ka ngrirë çaste nga jeta & puna e profesor Gjergjit e ringjall Moderatori, Mjeshtri i Madh i Punës, Mik i çmuar e plotësoi këtë nderim.

A mund të jetë i munguar mes nesh, ky mjeshtër i madh i skenës dhe i penës?