“Barefoot Festival” është një eco-festival i muzikës, artit, natyrës, ushqimit vendas dhe edukimit mjedisor, që synon të nxisë e të vërë në lëvizje transformimin ekologjik afatgjatë të industrisë së argëtimit në Shqipëri.
Gjatë tre ditëve të festivalit do të organizohen workshope edukative inovatore, bashkëpunime artistike, ndarje përvojash e shkëmbime idesh, tinguj stimulues dhe energji pozitive.
Festivali nisi ditën e djeshme dhe do të vazhdojë edhe në datat 8 e 9 tetor në zonën e Liqenit të Tiranës.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.