Policia e Durrësit ka dal me njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.11 në Durrës.
Sipas uniformave blu, “shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta.”
Dy të moshuarit ndodhen në spital.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta. Për pasojë, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





