Të jesh polic ndoshta nuk është profesioni më i thjeshtë në botë, dhe ndoshta në momente të caktuara shoqërore në varësi të dinamikës në jetën e një vendi, kthehet edhe në një profesion shumë të vështirë, sfidues, i lodhshëm dhe plot përgjegjësi.
Për mikrofonin e “DurrësLajm” kësaj here personazh është Aldo Paja, me detyrë polic, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Sektori i Qarkullimit Rrugor.
Cilat janë hapat që duhet të kaloj një i ri apo e re që dëshiron të bashkohet me forcat e policisë në vend? Paja na rrëfen se rëndësi të veçantë ka procesi i kalimit të eksperiencës nga brezi i parë tek ai që po përgatitet.
Por a gjendet Paja rastësisht në këtë detyrë, mesa duket jo… trashëgimia familjare ja ka diktuar rrugën kah këtij profesioni, me mesazhin se çdo i ri duhet të qëndroj në vend, për të dhënë kontributin e tij në shoqëri.
Jo si në çdo punë tjetër, momentet e vështira në Policinë e Shtetit kanë tjetër peshë, por po aq edhe momentet shpërblyese.
Dhe përtej sfidave në punë, polici Paja shprehet se nuk dëshiron të largohet nga shërbimi në këtë qytet, i cili është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm të jetës së tij profesionale.
H.H.





