Xi Jinping do të jetë presidenti i Kinës në mandatin e tretë radhazi duke thyer një precedent të vendosur që pas qeverisjes së liderit kinez Mao Ce Duni që solli kaos dhe trazira të shumta.
Pas shpalljes së fitores së tij, Xi iu drejtua mediave për të prezantuar ekipin e tij të ri drejtues.
“Kina nuk mund të zhvillohet pa botën, dhe bota gjithashtu ka nevojë për Kinën. Pas më shumë se 40 vitesh përpjekjesh të pandërprera drejt reformës dhe hapjes, ne kemi krijuar dy mrekulli, zhvillim të shpejtë ekonomik dhe stabilitet social afatgjatë”, deklaroi ai.
Pas fjalimit të tij është zyrtarizuar edhe komisioni i përhershëm që do të jetë nën varësinë e liderit kinez.Xi Jinping do të jetë presidenti i Kinës në mandatin e tretë radhazi duke thyer një precedent të vendosur që pas qeverisjes së liderit kinez Mao Ce Duni që solli kaos dhe trazira të shumta.
Pas shpalljes së fitores së tij, Xi iu drejtua mediave për të prezantuar ekipin e tij të ri drejtues.
“Kina nuk mund të zhvillohet pa botën, dhe bota gjithashtu ka nevojë për Kinën. Pas më shumë se 40 vitesh përpjekjesh të pandërprera drejt reformës dhe hapjes, ne kemi krijuar dy mrekulli, zhvillim të shpejtë ekonomik dhe stabilitet social afatgjatë”, deklaroi ai.
Pas fjalimit të tij është zyrtarizuar edhe komisioni i përhershëm që do të jetë nën varësinë e liderit kinez.
Pas përfundimit të konferencës për shtyp është publikuar edhe lista e plotë e Byrosë Politike prej 25 anëtarësh e vendosur nga Komisioni i Përhershëm. Ajo që bie në sy është fakti se në radhët e kësaj byroje nuk ka asnjë grua.
Sun Chunlan kishte qenë gruaja e vetme në këtë kabinet, por në moshën 72-vjeçare duhet të dalë në pension. Pas kësaj lëvizje ishte folur për disa pretendente femra që mund të kishin trashëguar vendin e saj.
Megjithatë asnjë emër nuk është futur në listë. Rezultati pasqyron natyrën e fortë patriarkale të Partisë Komuniste Kineze dhe të shoqërisë kineze.





