Një fluturim u kthye në kaos kur u godit nga turbulenca ajri që tronditën pasagjerët, teksa ata të frikësuar bërtisnin e kapeshin pas ndenjeseve.
Fluturimi i Aerolíneas Argentinas AR1133 për në Buenos Aires u ngrit në orën 20:21 më 18 tetor nga Madridi.
Por avioni me 271 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit u prek nga turbulencat e forta në fluturimin 12-orësh jashtë brigjeve të Brazilit.
Avioni i pasagjerëve ishte rreth në 11,500 metra mbi Atlantik gjatë turbulencave.
Aerolíneas Argentinas tha se në kohën e turbulencës, shenjat e rripave të sigurimit ishin vendosur dhe një njoftim ishte bërë. Por disa pasagjerë që kërkonin rripat e sigurimit ose ata që ishin të papërgatitur në atë moment, u përplasën dhe disa goditën tavanin.
Karrocat dhe çantat u derdhën nëpër kabinë kur u hapën ndarjet e bagazheve të dorës.
Të paktën 12 persona u plagosën dhe tre prej tyre më vonë u shtruan në spital me lëndime të rënda. Njëra mbeti me hundë të thyer, sipas Daily Mail.

Fluturimi u ul në Buenos Aires katër orë e gjysmë pas turbulencës.





