Sot në Shijak u festua 78-vjetori i Çlirimit të qytetit, ku u organizua ceremonia zyrtare dhe një aktivitet i mbajtur nga nxënësit e shkollave.

Kryebashkiaku Arbana shprehet:

16 Nëntori për shijakasit është një ditë shumë e rëndësishme.
78 vite më parë u shpërblye gjithë sakrifica e madhe nga heronjtë dhe familjet e tyre që me gjak mbrojtën atdheun
.

Kjo ditë është shembull krenarie dhe përgjegjësie për çdo shijakas, sepse kur kthejmë kokën pas dhe shikojmë sfidat që kanë kaluar paraardhësit tanë për të na dhuruar një vend të lirë, duhet me përgjegjësi të çojmë përpara të ardhmen e Shijakut, ashtu si e meritojnë fëmijët tanë.

Si kryetar i bashkisë, ju premtoj se Shijaku do të vazhdojë të zhvillohet me vullnetin për të punuar çdo ditë për progresin.

Të gëzojmë të gjithë së bashku madhështinë historike të 16 nëntorit, dita kur çdo shijakas ndjehet krenar për emrin që ka.

Lavdi dëshmorëve!”