Mbyllet numërimi i votave të demokratëve në Shijak.

“DurrësLajm” mëson se kandidati fitues nga primaret është Rezeart Tusha me 333 vota, ndërsa Astrit Hoxha në vend të dytë me 90 vota. Në primaret e Shijakut garuan edhe Agim Rameta dhe Fatbardh Gjata.

Në zgjedhjet e 14 majit të vitit të ardhshëm, gara për bashkinë Shijak pritet të jetë mes kryebashkiakut aktual Elton Arbana, i konfirmuar tashmë nga kryeministri Rama për t’u rikandiduar, dhe kreut të PD Shijak Rezeart Tusha, që kandidoi për një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit 2021.