Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të zhvillojnë ditën e nesërme një takim me strukturat e degës lokale të PL-së në Durrës.
Takimi do të fillojë në orën 17:30 në ambientet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Lajmin është bërë i ditur nga PL Durrës, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Kryetari Ilir Meta zhvillon takimin me strukturat e Partisë së Lirisë në datë 10 Dhjetor, ora 17.30 në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”, Durrës!”, shkruan PL Durrës në “Facebook”.