“Një tjetër shkollë e re do ti shtohet qytetit”, kështu nis postimi i kryebashkiakes së Durrrësit Emiriana Sakos në “Facebook”.
Bëhet fjalë për rindërtimin e shkollës “Eftali Koçi” si dhe të kopshtit me të njëjtin emër.
“Rindërtimi i kësaj shkolle dhe kopshti mundësohet nga programi EU4Schools zbatuar nga UNDP. Në përfundim të saj, 550 nxënës dhe 45 fëmijë si dhe stafi pedagogjik do të zhvilojnë procesin mësimor në një godinë të re me kushte dhe standarte bashkëkohore.”, shkruan ndë të tjera Sako.
POSTIMI I PLOTË:
🏫 Një tjetër shkollë e re do ti shtohet qytetit.
🏗 Ka filluar puna për rindërtimin e shkollës “Eftali Koçi” si dhe të kopshtit me të njëjtin emër. Po punohet me mobilizimin dhe sistemimin e sheshit të ndërtimit sipas projektit përkatës.
Rindërtimi i kësaj shkolle dhe kopshti mundësohet nga programi EU4Schools zbatuar nga UNDP. Në përfundim të saj, 5️⃣5️⃣0️⃣ nxënës dhe 4️⃣5️⃣ fëmijë si dhe stafi pedagogjik do të zhvilojnë procesin mësimor në një godinë të re me kushte dhe standarte bashkëkohore. ✅





