Ilir Meta po zhvillon sonte një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Durrës.
Duke folur për “qytetin e dytë për nga rëndësia“, ai ka listuar disa nga problematikat, që hasin qytetarët në të përditshmen e tyre, “të majtë e të djathtë, të Partisë së Lirisë apo pa parti“.
Pjesë nga fjala e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:
Përveç Portit dhe Velierës që ka ngelë një gërmadhë dhe s’ka mbaruar akoma, çfarë ka prishur arkitekurën italiane, qyteti i dytë nga rëndësia, nuk ka një kinema (në kohën e Enverit ka patur 3 kinema) apo qendra inovacioni të dedikuara ku të rinjtë të zhvillojnë projektet e tyre.
Përmbytjet, problem madhor që prek çdo qytetar, të majtë e të djathtë, të Partisë së Lirisë apo pa parti. Çdo biznes lutet të mos bjerë shi, sepse këtu qyteti përmbytet me një pikë uji. Rilindja në Durrës më parë ndërton Marina korrupsioni e pastrimi parash, sesa kanalizimet për qytetarët e Durrësit mijëravjeçar.
Betonizimi pa kriter i qytetit, e ka lënë Durrësin pa parqe apo lulishte. Këtë më së miri e dinë prindrit me fëmijët e tyre, si dhe moshat e treta. Cilësia e jetës së një qyteti lidhet drejtëpërdrejtë nga gjelbërimi, jo nga betoni, ndaj kuptohet dëmi që i bëhet cdo familje durrsake me këtë zhvillim jo të shëndetshëm.
Parku sportiv që durrsakët kanë nostalgji është bërë pallat e s’ka qendra trajnimi në sport.
Temë mund të jetë dhe degradimi i vijës bregdetare ku sot durrsaket duhet të mendohen 3 herë ku të shkojnë e të bëjnë plazh.
E gjithë Shqipëria, jo vetëm i gjithë biznesi durrsak mund të jetonte shumë mirë falë potencialit turistik të bregdetit. Ndërkohë, të gjitha nismat e qeverisë për bregdetit kanë synuar grabitjen e pronave bregdetare, monopolin e ekonomisë së bregdetit, në vend të një zhvillimi të përgjithshëm që do ti sillte përfitime çdo Durrsaku e shqiptari.
Në Durrës ka makina por nuk ka një parkim publik për qytetarët, që të mos kalojnë ditën në stresin e parkimit e të gjobave. Si ka mundësi, kur bëhej fjalë për të shpërdoruar fondet e tërmetit, Rilindja në Bashki e Qeveri u dyndën në Durrës që të menaxhonin fondet, për interes të tyre kuptohet, ndërsa kur vjen puna që të zgjidhin problemet reale të qytetarëve e të gjithë qytetit nuk kujtohen.
Durrësi është rast unik dhe shembulli më i mirë që tregon dështimin dhe korrupsionin e Rilindjes.
Në 4 vitet e fundit, jo vetëm që Bashkia drejtohet 100% nga Rilindas, por edhe kryeministri Rilindas është deputet në Durrës. Pra, Durrësi duhet të lulëzonte nga vëmendja që institucionet publike duhet t’i dedikonin qytetit, banorëve, biznesit të tij.
Por ata, më shumë sesa shtëpi, që ta ndërtojnë siç duhet, e shohin Durrësin si çerdhen e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave.