Prezantohet nesër kryetari i ri i Partisë Demokratike në Durrës (Grupi i Enkelejd Alibeajt).

Pas largimit të kreut të komanduar Luan Hoti, i cili u bashkua javë më parë PD-së së udhëhequr nga Sali Berisha, përcaktohet demokrati që do t`i zërë postin.

Bëhet fjalë për Joni Myshketën, i cili për shumë kohë ka mbajtur pozicionin e kreut të grupseksionit të lagjes nr.1.

Kujtojmë se, Alibeaj vendosi të nxjerrë kandidatët e tij, pas dështimit të negociatave me PD e Berishës.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, Primaret në Durrës përcaktuan Igli Carën si kandidat i PD-së në zgjedhjet e 14 majit 2023.