Është prezantuar kryetari i komanduar i Partisë Demokratike dega Durrës.
Që nga dita e premte, këtë post do ta mbajë demokrati durrsak Joni Myshketa.
Gjatë fjalës së rastit Myshketa nënvizoi ndër të tjera se “partia Demokratike është alternativa më e mirë e qeverisjes së vendit, që po lëngon prej 1 dekade”.
Më pas në fjalën e tij, Myshketa e konsideroi aderimin në këtë parti si “trashëgimi familjare”, duke u ndalur kështu në familjen e tij, një ndër më të njohurat në Durrës, që ka nxjerrë ndër vite personalitete në fusha të ndryshme.
Nga ana tjetër, kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeaj vlerësoi faktin se takimit i ishin bashkuar dhe të rinj e të reja të Durrësit dhe u ndal në marrëdhënien e fortë që PD ka pasur që prej krijimit të saj me Perëndimin, SHBA-në dhe Europën.
“Partia Demokratike jo që se ka luksin, jo që s’duhet ta mendojë, por kurrë nuk mund të vendoset majë më majë me ata që 32 vite më parë i ka pasur krah. Jo arrogancë, jo hakmarrje, jo helm! Me askënd!”, apeloi ai.