Në lagjen nr.13 është ngritur kantieri i ndërtimit të Lungomares së re të Durrësit, nga Ura e Dajlanit deri në godinën e Konvaleshencës. (Lexo lajmin)

Ky projekt, që transformon 3 kilometra vijë bregdetare, ka sjellë reagimin e kreut të degës lokale të PD, Igli Cara.

Ndërsa ngre 4 pyetje, Cara thotë se “në emër të zhvillimit po tjetërsohet plazhi më i dashur i durrsakëve!”

Postimi i plotë:

Këto janë pamjet e sotme të plazhit të Durrësit, ku mbizotëron një shëtitore nga 9 deri 15 metra e gjerë.
Vende të mbushura me inerte e kufizime betoni.
Në emër të zhvillimit po tjetërsohet plazhi më i dashur i durrsakëve!
Në këto kushte, lindin pyetjet:

  1. Sa është sipërfaqja e tjetërsuar ?
  2. A është menduar, që reduktohen ndjeshëm sipërfaqet e rërës dhe si pasojë edhe mundësitë për plazhistët ?
  3. A do të ndikojë ky reduktim i brezit të rërës te aktiviteti i operatorëve turistikë, sipërfaqet që jepen me qira, (te mos harrojmë që janë të shumta familjet, që mbahen me këtë aktivitet)?
  4. A janë marrë parasysh ndikimet në mjedis në këtë projekt, pa harruar, që nga betoni brenda në rërë, mund të kemi probleme hidrike, të cilat do të sjellin pasoja te zonat e banuara?