Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara ka uruar me rastin e Krishtlindjes të gjithë besimtarët e krishterë.
“Krishtlindja është kthyer në festën e të gjithëve. Magjia e saj qëndron në dëshirën për të rifilluar, për t’u rigjetur, për të rindezur dritën e shpresës dhe besimit.” shkruan ndër të tjera Cara në postimin e tij në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Me urimin që kjo Ditë e Shenjtë t’ju ketë gjetur gëzuar në familjet tuaja!
Krishtlindja është kthyer në festën e të gjithëve. Magjia e saj qëndron në dëshirën për të rifilluar, për t’u rigjetur, për të rindezur dritën e shpresës dhe besimit.
Së bashku, me besim dhe shpresë, për të nesërmen e ëndërruar, nën dritën e kësaj Dite të Shenjtë!
Gëzuar me zemër!