Është pa diskutim një nga club-et më IN në Durrës dhe po përgatitet për një natë të paharrueshme të ndërrimit të viteve.

Po flasim për W Club, që pritet ta “djegë” fare atmosferën mesnatën e 31 dhjetorit.

“Interesimi nga qytetarët e Durrësit ka qenë shumë i lartë për ta kaluar natën e ndërrimit të viteve në ambientet e lokalit tonë. Duke qenë se jami club-i i vetëm në qytet, rezervimi nga ana e qytetarëve të Durrësit, por edhe Fierit, Elbasanit, Lushnjes etj ka ecur shumë, shumë mirë”,– thotë administratori Den Kërtusha.

Ata që e kanë frekuentuar W club e dinë që nuk ka vend më të përshtatshëm për pritjen e vitit të ri sesa këtu.

“Atmosfera do të jetë shumë e ndezur deri në orët e para të mëngjesit, ku të gjithë do të festojmë dhe gëzojmë ashtu siç duam ta presim vitin 2023. Në skenë do të performojë artisti i mirënjohur Gjiko dhe banda e club-it tonë deri në orët e para të mëngjesit”,– thotë Kërtusha.

Megjithëse ka vetëm një vit në treg, W club është çdo fundjavë destinacioni i kërkuar për të rinjtë e Durrësit, por jo vetëm.

“Për një kohë kaq të shkurtër, club-i është bërë shumë i njohur. Kemi sjellë këngëtarë të mirënjohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe artistë ndërkombëtarë dhe premtojmë që vitin e ardhshëm të sjellim artistë edhe më në zë. Shërbimi në club-in tonë është thuajse individual, ne i fokusohemi çdo klienti, pasi motoja jonë është: Jashtë derës së këtij club-i nuk do të dalë asnjë klient i pakënaqur”.

Viti 2022 është në orët e fundit të tij prandaj duhet të nxitoni. Kur numerimi mbrapsht ka filluar, administratori Den Kërtusha ka një apel dhe një urim për të gjithë.

“Ftoj të gjithë qytetarët durrsakë dhe jo vetëm, por edhe emigrantët që të na bashkohen në orët e fundit të ndërrimit të viteve për të festuar së bashku.

Gëzuar festat nga stafi i W Club!”.

M.B.