24 familjet e pallatit nr.458 në Shkozet kanë hyrë në shtëpitë e reja.

3 vite pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, godina u rindërtua nga e para, me standarte të larta sigurie.

“E mbyllëm këtë vit me një lajm të mirë për 24 familje të Durrësit që hynë në shtëpitë e tyre të reja.

Në një ceremoni të veçantë u shpërndamë banorëve çelësat e apartamenteve të tyre që i përkasin pallatit nr. 458, rruga “Bajram Tusha” në Shkozet, i cili u rindërtua tërësisht.

Tashmë këto familje do të jetojnë në banesa të reja, me standarte të larta sigurie, më të bukura e më të forta se ato që kanë patur përpara tërmetit.

T’i gëzoni shtëpitë e reja.” – shkruan kryebashkiakja në rrjete sociale.