Durrësi e priti me festa dhe fishekzjarre Vitin e Ri 2023.

Për minuta të tëra qielli u ndez nga mijëra fishekzjarre të hedhura në mesnatë, duke ofruar një spektakël të vërtetë.

Të shumta ishin ata që kishin zgjedhur ta kalonin natën e ndërrimit të viteve në restorante e club-e, ndërsa shumë të tjerë e kaluan në shtëpitë e tyre duke trokitur në mesnatë gotat me urimin për një vit sa më të mbarë e të begatë.