Fëmija i parë që ka ardhur në jetë në maternitetin e Durrësit në këtë fillim vit është vajzë.

Burime spitalore bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se vogëlushja ka lindur në orën 07.40 të mëngjesit të sotëm dhe peshon 2.7 kg.

Mësohet se nëna dhe vajza janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Ndërkohë edhe në Tiranë, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, pak sekonda pasi 2023 kishte mbërritur ishte vajzë.