Nga sot nisin udhëtimet e dyfishta me traget nga porti i Durrësit drejt Italisë.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual, mbi 3 mijë shtetas pritet të udhëtojnë drejt Barit me katër tragete këtë të mërkurë.

Në portin më të madh në vend, lëvizjet e udhëtarëve ishin të pakta gjatë paradites së sotme.

Emigrantët shprehen të kënaqur nga pushimet në atdhe, por ankohen për çmimet.

Vendi nuk ka qenë destinacion për kalimin e festave të fundvitit vetëm për shqiptarët, por edhe të huajt.

Një shtetase italiane tregon për “DurrësLajm” se kalon shumë mirë në Shqipëri.

“Shqipëria është shumë e bukur. Më pëlqen Tirana, Durrësi, Shkodra. Këtu te ju më pëlqen shumë ushqimi, restorantet etj. Çmimet janë ulur pak krahasuar me pak muaj më parë, kështu që jemi shumë të lumtur”,- thotë ajo.

Për të përballuar fluksin në rritje nga ana e policisë së kufirit po punohet me kapacitet të plotë, ndërsa në shërbim të qytetarëve janë 26 sportele.

Ndërkaq përgjatë 10 diteshit te fundit të vitit që lamë pas nga kjo pikë kufitare hynë në vendib tone mbi 29 mije shtetas.

M.B.