IKMT ka nisur sot aksionin për prishjen e disa objekteve që shtrihen në vijën bregdetare të plazhit në Durrës.

Aksioni nisi në orën 9:00 te hotel “Adriatik” dhe do të vazhdojë përgjatë ditëve në vijim.

Burime nga IKMT thanë për “DurrësLajm” se do të preken objekte të ndryshme me ose pa leje përgjatë vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, ku do të prishen veranda etj. në kuadër të projektit të Lungomares së re të Durrësit.

Pritet që Lungomare në Plazh të jetë një shëtitore e bukur që bashkë me sipërfaqen e zgjeruar të rërës, do t’i japë një përmasë e vlerë të re krejt zonës bregdetare të qytetit turistik.