Punimet që po kryhet në lulishtet e lagjes nr.11 po i japin formë investimit për rikualifikimin e tyre.

Aksioni për lirimin e këtyre hapësirave publike nisi në mesin e muajit shtator të vitit të kaluar, aksion nga i cili u prekën 50 subjekte private.

Në të njëjtën kohë nisi ndërhyrja edhe tek lulishtja tek stacioni i trenit për rikualifikimin e kësaj zone.

Ndërhyrja në këto dy hapësira publie synon kthimin e këtyre tyre në funksion të qytetarëve, ripërcaktimin e raportit të qytetit me hapësira të lira rekreative, rivitalizimin e zonës përreth, duke shtuar gjelbërimin si dhe këndet e lojërave.