Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi gjatë cermonisë së 32-vjetorit të themelimit të PD në Durrës, tha se nga ky qytet fillon fitorja e opozitës më 14 maj.
Sipas tij, opozita do i japë përgjigje “klikës grabitqare” me zgjedhjet lokale.
“Durrësi në kthetrat e qeverisjes socialiste, në një grabitje masive 23 vjecare.
Durrësi simbol që tregon se kur qeveris keq një qytet si përfundon. Nuk i ofron më të rinjve asgjë e largohen. Detyrë e madhe e jona ti përgjigjemi një sfide të jashtëzakkonshme.
Grabitja e Portit nuk është thjesht akti i radhës korruptiv por vjedhja më e madhe e pasurisë publike që i bëhet shqiptarëve.
Të mobilizohemi për t’i dhënë përgjigje kësaj. Nuk mund të presim verdiktin nga gjykatat që ka në kontroll Rama.
Më 14 maj me Igli Carën që e kemi zgjedhur të na përfaqësojë në këtë sfidë të madhe, jam i sigurt që të gjithë do i japim përgjigjen kësaj klike grabitqare e do kthejmë mirëqeverisjen me mesazhin që nga Durrësi fillon fitorja.“, tha Bylykbashi.