Partia e Lirisë në Durrës ka uruar 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në degën e qytetin bregdetar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, PL Durrës shpreh gjithashtu mbështetje për kandidatin e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Stukturat e Partisë së Lirisë mbështesin me bindje Z. Cara drejt fitores në zgjedhjet e 14 Majit, kandidat që përfaqëson denjësisht qytetarinë dhe përkushtimin për t’ju shërbyer qytetarëve.”, shkruhet në postimin e PL Durrës në “Facebook”.

Postimi i PL Durrës:

Sot në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike dega Durrës.
Urime dhe suksese Kryetarit të ardhshëm te Bashkisë Durrës Igli Cara.
Stukturat e Partisë së Lirisë mbështesin me bindje Z. Cara drejt fitores në zgjedhjet e 14 Majit, kandidat që përfaqëson denjësisht qytetarinë dhe përkushtimin për t’ju shërbyer qytetarëve.
Fitore dhe suksese.