Shtyhet seanca për dhënien e masës së sigurisë për personat e arrestuar lidhur me sasinë e naftës kontrabandë që u kap pak ditë më parë në Durrës.
Grupi i kontrabandës doli paraditen e sotme në Gjykatën e Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë, por seanca u shty për shkak të mungesës së përkthyesit.
Në total janë 13 persona të arrestuar, 10 prej të cilëve të huaj, ndërsa shqiptarët e vënë në pranga janë: Elton Qevani, Klajdi Kapxhiu, Selim Gaba, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes “Geni”.
Të arrestuarit e huaj: Muhamet Eltawargy, Muhamed Arafe, Ahmed Zantawi, Ahmet Abdurrabu, Said Nwegi, Muhamed Mahmut, Eshref Kahlife, Islam Ashkar, Ali Hadad, dhe Adil Badawi.
Në kuadër të operacionit “Geni” u sekuestruan rreth 62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia, si dhe 2 mjete lundruese peshkarexha, konkretisht anija shqiptare “Geni” dhe anija libane “ABOBAKR 124”,
Këta shtetas janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”,dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.





