Ka përfunduar me sukses shembja e vetratës së duraluminit në një pallat në zonën e Vollgës, e cila mund të shkëputej dhe të binte në tokë duke rrezikuar jetën e banorëve.

Vetrata që ndodhej në ballkonin e katit të pestë të pallatit, ishte shkatërruar për shkak të motit të keq me erë të fortë që ka përfshirë Durrësin.

Ndërhyrja u realizua në kohë nga forcat zjarrfikëse të Durrësit në bashkëpunim me punonjësit e Policisë, fatmirësisht pa shkaktuar dëme materiale apo pasoja të tjera.

DurrësLajm” sjell në videon më poshtë pamjet gjatë ndërhyrjes.