Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara ka akuzuar bashkinë e Durrësit si përgjegjëse kryesore për situatën e përmbytjeve në qytet.
Në një postim në rrjetet sociale, Cara shkruan se “Mjaftojnë pak minuta shi për të bërë të pakalueshëm çdo segment rrugor në qytet dhe për të paralizuar aktivitetin e përditshëm të qytetarëve, duke filluar nga nxënësit e shkollave deri te subjektet tregtare.”.
Krahas postimin, kreu i PD Durrës ka shpërndarë dhe një video të “Velierës” ku duket që është mbushur me ujë.
Postimi i plotë:
Në Durrës, reshje do të thotë përmbytje! Mjaftojnë pak minuta shi për të bërë të pakalueshëm çdo segment rrugor në qytet dhe për të paralizuar aktivitetin e përditshëm të qytetarëve, duke filluar nga nxënësit e shkollave deri te subjektet tregtare.
Një situatë e përsëritur që nxjerr në pah shpërdorimin e fondeve publike dhe punën “e lavdërueshme” të Bashkisë së Durrësit në shërbim të qytetarëve. Vetëm “Veliera” na ka kushtuar rreth 10 miliardë lekë, ndërsa nuk mund të parahikohet sesa miliona të tjerë, do të “rrëmbejë” nga taksat tona, deri në përfundim të projektit.
Ky është Durrësi i Rilindjes!