Moti i keq i ditëve të fundit ka depozituar tonelata të tëra me leshterikë përgjatë gjithë gjatësisë së shëtitores “Taulantia”.

Gjatë këtyre ditëve, punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimit Komunal kanë ndërhyrë çdo ditë me mjete të rënda për largimin e sasisë së konsiderueshme të leshterikëve.

Pastrimi i shëtitores do të vazhdojë edhe disa ditë, pasi për shkak të motit të paqëndrueshëm, të shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe det të trazuar, depozitimi i leshterikëve nuk ka të ndalur.