Nga Aleksandër Cangonja
Në vitet 20-30 të shekullit të kaluar qyteti i Durrësit pësoi ndryshime rrënjësore në aspektin urbanistik dhe ekonomik.
Mbas tërmetit shkatërrues të vitit 1926, i cili solli dëme të mëdha materiale qytetit, qeveria e asaj kohe mendoi që të ndërhynte energjitikisht në infraktrukturën e qytetit kjo gjë ndoshta prej komponentëve të jashte (supozimi im).
Në kuadër të rindërtimit të asaj periudhe (e cila zgjati disa vite) qyteti sakrifikoi disa prej gjërave të çmuara të trashëgimisë kulturore të cilat, administratës së asaj kohe ju dukeshin të pavlera ose të parëndësishme apo si pengesë për zhvillimin e qytetit.
Qyteti që sakrifikohet sa herë liderët kanë vizione për të...
Pra Durrësi sakrifikoi Pallatin e Mbretit apo konakun siç njihej në Durrës, godinë kjo me vlera historike e cila në vitin 1914 shërbeu si seli mbretërore e Princ Vidit.
Durrësi sakrifikoi kështu Xhaminë e Kaja Hanëmit e cila ishte një objekt kulti me rëndësi kulturore për qytetin, Durrësi sakrifikoi gjithashtu dhe Bastionin e madh të kalasë e cila me prishjen e saj me dinamit ju hap rruga ndërtimit të bankës kombëtare, por në tërësi të gjithë gjësë u sakrifikua një lagje e tërë ajo e kalasë për tu ndërtuar bulevardi i ri tregtar.
Shtypi i shkruar për prishjen e mureve të kalasë..
Por prishja e Bastionit të madh për arkeologun e madh francez Leon Rey, i cili kishte dhënë dhe vetë kontribut në studimin e Durrësit arkeologjik do kalonte me ironi.
Në gazetën Shekulli i Ri të datës 6 nëntor 1928 jepej lajmi se një ditë më parë kishte nisur rrëzimi i portës së madhe për të ndërtuar bulevardin modern duke e perifrazuar “Dëmi më i madh nga të gjithë dëmet, që kishin shkaktuar tërmetet shkatërrimtare të Durrësit”!
Ndërsa ndër rrjeshta arkeologu Leon Rey do shpreheshe:
“Megjithëse Bastioni i Madh që mbronte limanin e Durrësit u rrënua tani sëfundmi, prap ajo që mbetet nga muret e lashta i jep qytetit një pamje piktoreske.
Është për tu uruar që kazma shkatërruese i kurseu këto gjurme, studimi i të cilave ka interes jo vetëm për historinë e Durrësit, por edhe të fortifikatave në përgjjithësi.”