Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga puna e përditshme e ekipeve të pastrimit në zonën e Gjirit të Lalzit.

“Vazhdojmë punën në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë!

🚛🧹 Ekipet tona janë çdo ditë në terren për pastrimin e qytetit dhe vijës bregdetare.
Nga puna e kryer në 📍zonën e Gjirit të Lalzit. 🌊

Pastrimi është angazhimi ynë i përditshëm, ndërsa ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e të gjithëve. ♻️🌎

🤝 Ta mbajmë Durrësin të pastër, çdo ditë!”, shkruan Sako.