Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës pranë kolegjit Turgut Ozal, në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, makina ka përplasur këmbësorin rreth 65 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqeruar në komisariatin e Durrësit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Për shkak të ngjarjes janë krijuar radhë të gjata automjetesh dhe qarkullimi është rënduar ndjeshëm në këtë segment rrugor.





