Durrësi tashmë është tashmë pjesë e projektit “Bashki të forta”.
Lajmin e nënshkrimit të marrëveshjes e ka bërë të ditur kryetarja e bashkisë Emiriana Sako.
Ndërsa ka ndarë detaje dhe foto nga takimi me përfaqësuesit e projektit, kryebashkiakja ka theksuar se, në sajë të kësaj marrëveshje Durrësi “do të përfitojë asistencë teknike nga ky projekt në disa fusha si menaxhimi i mbetjeve, arsimi parashkollor, këshillat bashkiakë dhe performanca e bashkisë në funksion të qytetarëve.”
Postimi i plotë:
✍️ Nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit me projektin “Bashki të Forta”.
Marrëveshja u nënshkrua nga menaxheri i projektit “Bashki të Forta” Norbert Pijls dhe drejtues e përfaqësues të bashkive të qarqeve Durrës, Tiranë e Lezhë, me mbështetje të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) ku i pranishëm në ceremoni ishte drejtori i kësaj agjencie Arben Skënderi.
🤝 Në sajë të kësaj marrëveshje Durrësi dhe bashkitë e tjera do të përfitojnë asistencë teknike nga ky projekt në disa fusha si menaxhimi i mbetjeve, arsimi parashkollor, këshillat bashkiakë dhe performanca e bashkive në funksion të qytetarëve tanë.
Bashki të Forta është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i zbatuar nga Helvetas.





