Policia e Durrësit ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve që të lëvizin sonte pas orës 22:00 në aksin: Porti i Durrësit -Plazh Plepa – Rrogozhinë – Ebasan.
Do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite dhe kërkohet mirëkuptimi i të gjithë drejtuesve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për levizjen normale të mjeteve.
Njoftim i DVP Durrës:
Duke nisur nga ora 22:00, deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit, në drejtim të qytetit të Elbasanit, do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite.
Lëvizja do të kryhet nga Porti-Plazh Plepa- Rrogozhinë -Ebasan.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për levizjen normale të mjeteve.
Mjetet e tonazhit të rëndë ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative, për të cilat do të informohen nga shërbimet e Policisë Rrugore që do të jenë të pranishme në këtë aks rrugor.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!





