Flamur Gjuzi pritet të prezantohet në ditët në vijim në krye të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetesor.
Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Natasha Paçon, e cila e mban prej disa vitesh këtë post.
“DurrësLajm” mëson se emërimi i Gjuzit është kryer gjatë ditës së sotme.





