Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako është takuar ditën e sotme me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiakja Sako përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se e ka njohur ambasadoren me historinë dhe resurset e jashtëzakonshme të Durrësit.
Ndër të tjera, në postimin e saj në “Facebook”, ajo shton se kanë biseduar për projekte të rëndësishme dhe për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor.
Postimi i plotë:
Zhvillova një takim me ambasadoren e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg.
E njoha ambasadoren me historinë dhe resurset e jashtëzakonshme te Durrësit sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit duke qenë edhe destinacioni më i madh turistik i vendit.
Bashkëbiseduam edhe për projektet e rëndësishme që po zbatohen në qytetin tonë ndërkohë që e vumë theksin edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të atij kulturor midis dy vendeve.