2000 demokratë dhe qytetarë durrsakë pritet të marrin pjesë në protestën e mesditës së të shtunës, të thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha.

Lajmin e konfirmon për “DurrësLajm” kreu i PD-së lokale, Dritan Burgija, i cili liston disa nga arsyet se pse mbështetësit e opozitës dhe jo vetëm do të protestojnë për largimin e Edi Ramës. Ai ka një apel për të gjithë ata, që nuk e durojnë dot më regjimin e Ramës.

“Do të ftoja çdo qytetar durrsak t’i bashkohet misionit të demokratëve, për të çrrënjosur monizmin e instaluar nga Rama. Të dalim nesër në protestë të gjithë së bashku për çdo padrejtësi që i bëhet qytetarëve çdo ditë”,- tha Burgija.

Kreu i degës lokale është i bindur se nesër në protestë do të ketë pjesëmarrje të gjerë nga demokratët, pasi në Durrës nuk ka ndarje të PD-së dhe të gjithë demokratët janë të bashkuar.

Duke u ndalur tek sfida më e afërt, zgjedhjet lokale të 14 majit, Burgija shprehet i bindur se ky do të jetë viti i rotacionit të pushtetit. Në Durrës, PS qeveris qytetin prej 23 vitesh, por kreu i PD thekson se 14 maji do të jetë dita kur bashkia do t’u kthehet qytetarëve.

Më poshtë ndiqni të plotë prononcimin e kreut të PD, Dritan Burgija:

M.B.