Kryebashkiakja e Durrësit ka pritur në një takim sot ambasadorin e Republikës së Rumanisë në Shqipëri, Octavian Șerban.

Sako shprehet se e njohu ambasadorin rumun me resurset e jashtëzakonshme që ka Durrësi veçanërisht për turizmin. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve të tyre ishin dhe projektet madhore që po transformojnë qytetin tonë.

“Bashkëbiseduam gjithashtu rreth forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si atë ekonomike, tregtare apo kulturore me projekte konkrete”, shkruan Sako.