Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ditën e sotme ka inspektuar nga afër punimet për riforcimin e një pallati me shkallë dëmi DS4 në lagjen 8.
Në postimin e saj në “Facebook”, Sako shkruan se pas përfundimit të punimeve në këtë pallat do të rikthehen në banesat e tyre 15 familje.
Postimi i plotë:
Duke ndjekur punimet për riforcimin e një pallati me shkallë dëmi DS4 në lagjen 8.
Puna vazhdon me intensitet për objektet DS4 dhe rikonstruksioni i tyre garanton standartet e duhura.
Rikonstruksioni i këtij pallati do të bëjë të mundur rikthimin në banesa më të sigurta e më të forta se më parë të 15 familjeve të kësaj godine.