Kjo e diel 19 shkurti i ngjasonte më shumë një dite të ngrohtë pranvere, pavarësisht që jemi ende zyrtartisht në stinën e dimrit.
Paraditja nisi me fluks pushuesish në bregdet dhe shëtitoren “Taulantia” për ta mbyllur ditën sigurisht edhe me një kalim nga Currilat.
Këto pamje që përcjell “DurrësLajm” paraqesin trafik super të rënduar automjetesh pak çaste më parë.
Prej shumë vitesh, kjo është një nga zonat më të frekuentuara nga durrsakët e sidomos të rinjtë.





