Ka përfunduar puna për rehabilitimin e hapësirave publike, trotuar dhe lulishte në zonën pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve.

Kryebashkiakja Emiriana Sako ka publikuar në faqen e saj në Facebook disa foto që dëshmojnë qartazi ndryshimin e kësaj zone.

“Këto hapësira i janë kthyer qytetarëve dhe tashmë ato janë lulishte me ndriçim, gjelbërim dhe mjedise shlodhëse në funksion të banorëve”, shkruan Sako.