Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës, për të analizuar punën vjetore të DRAP.

Në një postim në rrejtet sociale Sako shkruan se në këtë mbledhje u analizuan sektorët e mëposhtëm:

-Burimeve Njerëzore Shërbimeve dhe Statistikës

-Zhvillimit dhe Kurrikulës Profesionale

-Inspektimit dhe Vlerësimit të Cilësisë

Postimi i plotë:

Në analizën vjetore për vitin 2022 të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) Durrës e cila ka në përbërje 12 zyra vendore të arsimit parauniversitar (ZVAP).

Gjatë këtij takimi u analizua puna dhe arritjet e DRAP Durrës në sektorët e:

🔸Burimeve Njerëzore Shërbimeve dhe Statistikës,

🔸Zhvillimit dhe Kurrikulës Profesionale

🔸Inspektimit dhe Vlerësimit të Cilësisë.

Në fokus të takimit ishte dhe bashkëpunimi i DRAP Durrës me Institucionet e tjera për përmirësimin e cilësisë dhe Infrastrukturës në arsim.