Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës me Covid-19 në vend ku mësohet se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me virusin 11 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 409 testime,  ka 11 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit

24 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 409 testime, nga të cilët 11 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

5 në Tiranë, 2 në Pogradec, nga 1 qytetarë në Vlorë, Himarë, Dimal, Kuçovë.

Janë 151 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,717 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 24 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore               11

Të shëruar në 24 orë            5

Të shtruar në spitale             7

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       409

Testime totale                   2,039,035

Raste pozitive                      333,466

Raste të shëruara                  329,717

Raste Aktive                             151

Humbje jete                              3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      123

Fier                           9

Berat.                        5

Shkodër.                    4

Vlorë                         4

Korçë.                        3

Lezhë.                       3