Kryetarja e bashkisë së Durrësit, ka ndjekur sot nga afër punimet për rindërtimin e një pallati në lagjen nr. 5 të qytetit.

Godina e mëparshme u shkatërrua nga tërmeti dhe tashmë në të njëjtin vend po ndërtohet një pallat i ri me standarte evropiane.

Sako shprehet se pas pak kohësh familjet e këtij pallati do të hyjnë në apartamentet e tyre të reja me kushte e standarde bashkëkohore.