Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka uruar gratë shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale Sako shkruan se “gratë dhe vajzat shqiptare meritojnë falënderime dhe respekt për gjithçka që ato bëjnë për familjet e tyre, qytetin dhe vendin tonë.”

Ndër të tjera, kryebashkiakja e Durrësit shprehet se si drejtuese e bashkisë ajo do të punoj më shumë për të siguruar të drejtat e barabarta, respektin dhe dinjitetin e gruas në shoqëri. Po ashtu Sako thotë se “Dua tju garantoj që do të jemi bashkë në çdo sfidë tuajën dhe institucioni që përfaqësoj do të punojë me prioritet për mbrojtejn e figurës së gruas, për barazi gjinore në çdo sektor.”

Postimi i plotë:

Uroj nga zemra të gjitha gratë dhe nënat shqiptare: Gëzuar 8 Marsin.

Kjo është dita për të gëzuar për çdo gjë të mirë të bërë për gratë dhe vajzat dhe për të reflektuar për ato që duhen bërë më mirë.

Gratë dhe vajzat shqiptare meritojnë falënderime dhe respekt për gjithçka që ato bëjnë për familjet e tyre, qytetin dhe vendin tonë.

Shumica e punonjësve të bashkisë së Durrësit si dhe të këshillit bashkiak janë gra e vajza por si drejtuese e bashkisë së Durrësit dua t’ju shpreh angazhimin tim se do të punoj për të mundësuar edhe më shumë hapësira për gratë në të gjitha nivelet dhe se aspiroj për të drejtat e barabarta të grave, për respektin dhe dinjitetin e gruas në shoqëri.

Dua tju garantoj që do të jemi bashkë në çdo sfidë tuajën dhe institucioni që përfaqësoj do të punojë me prioritet për mbrojtejn e figurës së gruas, për barazi gjinore në çdo sektor.

Mirënjohje dhe respekt pafund për dashurinë, përkushtimin dhe pasionin me të cilin gratë dhe vajzat punojnë për ta bërë më të mirë shoqërinë në të cilën jetojmë!