Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara ka uruar nënën e tij në ditën ndërkombëtare të gruas.

Cara shkruan se 8 Marsi është “një ditë e rëndësishme për çdo nënë, bashkëshorte, motër, bijë, për çdo vajzë e grua.”

Postimi i plotë:

Këtë mëngjes me nënën time! E gjeta si çdo ditë në dyqanin e saj të luleve. Porosita një buqetë me lule dhe kur kuptoi që ishin për të, buzëqeshi.

Ndër vite, 8 Marsin e kemi lidhur pashmangërisht me figurën e nënës. Një ditë e rëndësishme për çdo nënë, bashkëshorte, motër, bijë, për çdo vajzë e grua.

Por, dhe një moment reflektimi për këdo! T’i mbështesim, t’i mbrojmë, t’i japim vlerë, për një familje dhe shoqëri, që flasin me gjuhën e dashurisë dhe jo të dhunës!

Jo vetëm në 8 Mars, por çdo ditë!