Kryetari i PD Durrës, Joni Myshketa ka reaguar në rrjete sociale për ndarjen nga jeta të personalitetit të njohur në fushën e arkeologjisë, Fatos Tartarit.

Ndërsa e cilëson “një rrezatim qytetarie në çdo qelizë të tij”, Myshketa nënvizon se largimi nga kjo botë i profesor Tartarit është një humbje për qytetin.   

“Durrësi sot humbi një prej figurave të tij më të mira, të një brezi i cili kërkon shumë te rikrijohet duke lënë një boshllëk të madh.

Të qoftë sa më i lehtë rrugëtimi i fundit profesor dhe i mbushur plot me dritë”,– shkruan ndër të tjera në postimin e tij Myshketa.

Statusi i plotë:

Dita sot filloi trishtë…

Mora vesh ndarjen nga jeta të profesor Fatos Tartarit…

Një lajm që më bëri të ndihem keq, për humbjen e një personaliteti të tillë, nje qytetari model, babait të tre vajzave Mozës, Mirës dhe Megit, një bashkëshort shembullor dhe një komshi i mirë e i urtë plot me dije e rezatim qytetarie në çdo qelizë të tijën.

Durrësi sot humbi një prej figurave të tij më të mira, të një brezi i cili kërkon shumë te rikrijohet duke lënë një boshllëk të madh.

Të qoftë sa më i lehtë rrugëtimi i fundit profesor dhe i mbushur plot me dritë.

U prehsh në paqe, sot ndihemi më të varfër nga mungesa jote.

Ngushëllime të përzemërta vajzave e bashkëshortes.

Lamtumirë Profesor Tartari…