Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka ndjekur nga afër sot punimet për riforcimin e një pallati me shkallë dëmi DS4 në lagjen nr. 9.

Sako shprehet se puna vazhdon me intensitet për objektet DS4 dhe rikonstruksioni i tyre garanton standardet bashkëkohore.

Rikonstruksioni i këtij pallati do të bëjë të mundur rikthimin në banesa më të sigurta e më të forta se më parë të 24 familjeve të kësaj godine.